Roza Lati dhe ish-partnerja e Stines, Grazia, e kishin përgatitur publikun për këtë takim të kësaj të diele në Why Not? Pak ditë më parë, dy vajzat postuan një foto në profilet e tyre për të lajmëruar se do të ishin përballë njëra-tjetrës edhe publikisht. Ajo që për të gjithë publikun u duk e guximshme, nuk duket të jetë e tillë as për Grazian dhe as për Rosën, përkundrazi Why Not? Pse të mos ndodhte ky takim, pse të mos ishte Grazia e ftuar te Roza? Këto ishin pyetjet që të dyja ish-partneret e Stines i thanë publikut sapo Grazia e prezantua si e ftuar.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

@stine_records shiko me ke jam!!! 🥂 Kete te Diele.. me @grazia__official Super puntate... WHY NOT SHOW!

A post shared by Roza Lati (@roza_lati) on

Pas ndarjes me Stinen, Grazia vijon normalisht jetën e saj me muzikën. Ajo këndon live në një prej club-eve të njohura në Tiranë, por edhe sapo ka prezantuar këngën e saj të re “Frymë”, punuar nga Stine.

Përveç planeve dhe projekteve në muzikë, Grazia foli edhe për Estian, vajzën e saj dhe Stines, e cila që tani ka nisur të kuptojë situatat në shtëpi, siç tha këngëtarja.

Po Stine, si baba? “Është një baba shumë i mirë dhe shumë i përkushtuar. Nuk e mendoja kështu, sepse ne kemi 10 vjet që njihemi me njëri-tjetrin, por nuk e kam parë në këndvështrimin si do ishte si baba. E kam parë gjithmonë si Nesti, Stine, këngëtar, aventurier, por është baba shumë i përkushtuar. Madje, edhe Estia bën shumë pas Nestit. Ndonjëherë edhe thotë “mos më vish ti, por babi”.

Ndërsa për skupet apo lajmet që kanë qarkulluar këto vite bashkë me Roza Latin, Grazia tha se e kanë shoqëruar gjithmonë: “E fortë je, si e duron… ata të dy kërcejnë bashkë, ti i shikon?” – tregoi Grazia me të qeshur duke iu referuar spektaklit të kërcimit ku Roza kishte Stinen partner.

Ndërsa nata e një lajmi tjetër, ajo kur, me gjasë, Stine dhe Roza u kapën mat, paska një të vërtetë tjetër – në club ishte bashkë me ta edhe Grazia.  “Po ku u kapët mat ju? Aty isha dhe unë. Madje ishim të tre, ishim një u bëmë tre…”  - tha ajo me të qeshur duke hedhur poshtë në këtë mënyrë të gjitha aludimet për një raport të ri të Rozës dhe Stines.