Ka nisur mbrëmjen e kësaj të diele ceremonia e çmimeve prestigjioze të muzikës, Grammy Awards. Për të gjithë shqiptarët, lajmi i parë i bukur është mësuar. Dua Lipa, sapo ka fituar çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”, në Grammy Awards 2019, por vazhdon të jetë në garë edhe për kategorinë “Artistja më e mirë e re”, në të cilën është nominuar edhe një këngëtare tjetër shqiptare, Bebe Rexha.

Forbes, nga kritiku i muzikës Hugh Mclntyrem, shkruante disa ditë më parë për artisten shqiptare Dua Lipa.

“Dua është ylli më i ri i globit”, thuhej ndër të tjera në shkrimin e Forbes. Ky çmim do t’i sigurojë një të ardhme të sigurt këngëtares, por edhe presionin për një çmim tjetër Grammy, pse jo?

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

I CANT BELIEVE THIS IS REAL!!!! @iammarkronson @diplo WE GOT A GRAMMY!!! ❤️❤️❤️❤️

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on