Ashtu si në çdo eveniment tjetër, edhe në ndarjen e çmimeve Grammy sytë na mbetën te tapeti i kuq dhe te veshjet që personazhet e njohur kishin zgjedhur për këtë ditë. Disa guxuan, ndërsa disa të tjerë zgjodhën rrugën e sigurt, por në fund shkëlqyen dhe u bënë pjesë e listës së të veshurave më bukur. Nga veshja si një perlë e Cardi B, kapelja e bardhë e J.Lo-së, e deri te paraqitja surprizë, por plot me shkëlqim e Michelle Obama-s, kush u vesh më bukur sipas jush? Votoni mes: Cardi B, Lady Gaga, Jennifer Lopez, Heidi Klum, Miley Cyrus, Dua Lipa, Janelle Monae, Kacey Musgraves, Tracee Ellis Ross dhe Michelle Obama.