Përveç çmimeve Grammy mbrëmjen e djeshme u mbajt një tjetër ceremoni po aq e rëndësishme, ajo e ndarjes së çmimeve BAFTA. Kjo mbrëmje bëri bashkë aktorë të shumtë të Hollywood-it, të cilët u nderuan me çmime. Si president i BAFTA-s, princi William nuk kishte si të mungonte, sigurisht i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, princesha Kate.

Kate i la të gjithë pa fjalë, teksa si rrallëherë kalonte në tapetin e kuq. Dukesha kishte veshur një fustan të bardhë me një shpatull jashtë dhe të gjatë deri në fund të këmbëve. Fustani i Alexander McQueen ishte thjesht mbresëlënës dhe i denjë për një dukeshë. Kate e kishte kombinuar fustanin me një palë këpucë të firmës Jimmy Choo.

Yjet e tjerë që shkëlqyen në tapetin e kuq ishin:

Irina Shayk

Glenn Close

Thandie Newton

Lily Collins

Mary J. Blige

Maya Jama

Letitia Wright

Cate Blanchett