Më shumë se 40 institucione arsimore nga 12 vende të ndryshme të botës do të bëhen bashkë në një panair ndërkombëtar pas pak ditësh. 15 dhe 16 shkurti janë dy data shumë të rëndësishme për nxënësit, fëmijët dhe prindërit, sepse do t’u japë atyre mundësi të marrin informacione mbi bursat dhe ndihmat financiare studentore.  

Aktiviteti do të organizohet në Hotel Rogner, në Tiranë dhe e gjithë Shqipëria do të transformohet në një qendër edukimi ndërkombëtare për 2 ditë. Studentët dhe fëmijët shqiptarë do të takohen me përfaqësuesit e universiteteve më të mira të huaja dhe shkollat më ​​elitare të mesme dhe kampet verore.       

Të gjithë studentët dhe prindërit do të marrin konsulencë falas nga profesionistët e Integral-it. Do të paraqiten programe të ndryshme arsimimi për moshat e ndryshme, kurse të gjuhëve të huaja, studime në shkollat ​​prestigjioze ndërkombëtare, studime universitare dhe pasuniversitare dhe programe MBA. Po kështu, të pranishmit do të njihen edhe me programin “Ëork & Travel” në USA dhe mundësitë e trajnimit në SHBA.

Vizitorët në panair, gjithashtu, do të kenë mundësinë të bëjnë testin e udhëzimit të karrierës, testet për pranime direkte në shkolla dhe një test në gjuhën angleze sipas standardeve të CEFR.                            

Rreth Panairit Ndërkombëtar të Edukimit

Panairi Ndërkombëtar i Arsimimit është një nga projektet më të mëdha këshillimore në Evropë, që paraqet trendet më të fundit sa i takon arsimit në vendet më të zhvilluara në botë, lidhur me perspektivën profesionale. Panairi zhvillohet në disa vende gjatë gjithë vitit dhe është vizituar nga dhjetëra mijëra të rinj.

Çdo vit, rreth 8000 prej tyre gjejnë programin e duhur për veten dhe regjistrohen në universitete dhe shkolla jashtë vendit. Projekti i Panairit Ndërkombëtar të Edukimit bën bashkë më shumë se 250 institucione arsimore partnere (universitete, shkolla të mesme dhe kampe verore) anembanë botës dhe mbledh së bashku më shumë se 100 ekspertë në një vend, duke ofruar konsulencë falas dhe duke informuar mbi zgjedhjen e institucioneve arsimore jashtë vendit.

Për më shumë informacion, klikoni në linkun e mëposhtëm.

http://www.worldeducation-al.com/register_salon.php