Të dyja i kemi parë shpesh në ekran në fushën e tyre, njëra si aktore dhe regjisore, ndërsa tjetra si gazetare dhe moderatore. Por shumë prej jush nuk e dinë që Suela Bako dhe Erjona Rusi kanë një raport të afërt dhe familjar.

Sot, të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ato rrëfyen marrëdhënien e tyre si kunata. Suela Bako është martuar me aktorin Romir Zalla dhe bashkë janë prindër të dy fëmijëve, Kaltrin dhe Hermes. Ndërsa Erjona Rusi është martuar me Edmond Zallën, vëllain e Romirit, dhe kanë një vajzë, Nikol. Gjatë emisionit, kunatat rrëfyen se marrëdhënia mes tyre është shoqërore dhe se një nga arsyet se përse iu ka “ngjitur” me njëra-tjetrën është se asnjëra prej tyre nuk ka kuriozitet të tepërt për jetën e njëra-tjetrës.

Unë nuk i referohem kurrë si kunatë, jemi më shumë si shoqe. Ne dilnim gjithmonë me njëri-tjetrin dhe asnjëherë unë nuk i kam parë takimet tona si qoka. i kam parë gjërat mes nesh me shumë shpirt dhe nuk do ishte kjo marrëdhënie që kemi sot nëse nuk do ta ndienim. Bashkëshorti im dhe Romiri kanë shumë humor dhe mendoj se kjo pjesë ka ndikuar në marrëdhënien tonë”,- tregoi Erjona Rusi.

Kur unë isha e fejuar me Romirin, Erjona ishte e dashuruar me Edin. Shumë shpejt marrëdhënia mes nesh u shkri dhe u bë e pavarur. Erjona punonte vonë natën kur ne jemi njohur, ishte në fillimet e gazetarisë, që në atë kohë kishte makinë dhe më është dukur shumë e pavarur. Mendoj se arsyeja se përse na ka ngjitur me njëra-tjetrën është se asnjëra prej ne të dyjave nuk ka kuriozitet të tepërt për jetën e tjetrës dhe mënyrën se si funksionon familja e tjetrës. Një tjetër gjë që e bën të funksionojë marrëdhënien është lloji i profesioneve që kemi, e kuptojmë ngarkesën e punës së tjetrit”,- tha Suela për Tv Klan.