Menjëherë pasi Gucci nxori në shitje një golf-maskë të zi dhe të hapur te pjesa e gojës njerëzit reaguan të inatosur dhe e akuzuan markën e njohur për racizëm. Kjo gjë ndodhi pasi bluza të jepte përshtpjen e “maskës së zezë”, që është një grim teatri, që dikur përdorej kryesisht nga performuesit e bardhë për të përfaqësuar një karikaturë të një personi me ngjyrë. Edhe pse dikur është përdorur në masë, sot maska e zezë konsiderohet si racizëm.

Të njëjtën përshtypje kanë krijuar te njerëzit edhe një model sandalesh dhe shapkash që marka e këngëtares së njohur, Katy Perry ka hedhur në treg. Sandalet dhe shapkat me rripa të zinj kanë dy sy dhe një palë buzë të kuqe dhe ngjasojnë shumë me maskën e zezë. Ashtu si Gucci edhe Katy Perry i ka hequr menjëherë nga tregu produktet, pas reagimeve të ashpra nga njerëzit. Gucci kërkoi falje për këtë ngjarje, ndërsa Perry ende nuk ka reaguar lidhur me këtë gjë.