Selena Gomez duket se po e merr veten nga problemet psikologjike dhe shëndetësore me të cilat është përballur së fundmi dhe po i rikthehet jetës normale. Ajo është bërë përsëri aktive në rrjetet sociale pas një periudhe pauze dhe ndan sërish me ndjekësit momente nga përditshmëria. Këngëtarja ka postuar disa foto me mikeshat e saj të ngushta dhe duket shumë e lumtur.

Mikja ime e ngushtë do të martohet dhe ne po festojmë”, -ka shkruar Selena në postimin në Instagram. Ajo që bie në sy në fotot e postuara është se këngëtarja nuk e ka marrë aspak mundimin t`i photoshop-ojë ato, edhe pse bie lehtësisht në sy celuliti dhe format e saj të rrumbullakosura. Jemi mësuar që fotot që shohim vërdallë dhe sidomos ato të VIP-ave të jenë gjithmonë perfekte, por Selena është shembulli më i mirë që na tregon se e rëndësishme është të shfaqim më shumë gjëra reale dhe se duhet ta pranojmë veten me çdo imperfeksion tonin.