Në vitet e fundit, industria e flokëve ka pësur një revolucion të dukshëm, duke kuptuar se çdo grua është unike dhe prandaj kërkon produkte të ndryshme bazuar në strukturën e flokut, modelin e kurbës, gjatësinë, stilin, sezonin, vendin ku jetojmë etj. Pastaj, që çdo tip i floku duhet të jetë i personalizuar për të qenë efektiv. Këshillat e mëposhtme vlejnë absolutisht  për të gjitha ju vajza.

Rregulli #1: Lani flokët tuaj

Shumë nga ekspertët e flokëve kohët e fundit kanë vënë re një reagim shqetësues kundër larjes së shpeshtë të flokëve. Meri Kate O'Connor, një koloriste në sallonin Eva Scrivo në New York City, thotë se disa nga klientët e saj janë të shqetësuar se larja shumë e shpeshtë me shampo e flokëve, apo larja e fuqishme çon në dobësimin dhe në këputjen e flokëve, ndërsa disa të tjerë mendojnë se shampot shkaktojnë thatësi dhe dëmtime. "Nuk e di se si filluan këto mite, por më vjen keq ta them se ato nuk janë të vërteta", thotë ajo. Hairstylisti Tommy Buckett në New York City, i cili rregullisht punon me Claire Danes dhe Amber Heard, ka klientë të cilët janë të bindur se fërkimi i kokës së tyre shumë fort shkakton humbjen e flokëve. Por, kjo mund të jetë më larg nga e vërteta. "Kur lani flokët tuaj çdo ditë ose një herë në javë, duhet ta bëni mirë këtë proces", thotë ai. "Përdorni sa më shumë produkte, sa më shumë ujë dhe përdorni gishtërinjtë tuaj për të stimuluar kokën, për të vënë në lëvizje enët e gjakut si edhe për të hequr lëkurën e vdekur". Përdorni shampo në bazë të tipologjisë së flokut tuaj, balsam, e produkte të tjera të dedikuara për flokun tuaj.

Rregulli # 2: Përdorni një krehër me dhëmbëza të gjera

Stilimi i flokut është ndonjëherë një nga gjërat më të ndërlikuara. Disa gra zgjedhin që t'i thajnë flokët mirë përpara se t'i krehin, të tjera e bëjnë këtë proces në flokë të lagur, etj. Mënyra e duhur: "Nëse flokët tuaj janë të drejtë, kaçurrelë, të ngurtë apo të elektrizuar, punoni në mënyrë të përsosur deri në rrënjë", thotë hairstylist Jawara, një nga të preferuarit e Solange dhe Bella Hadid.  Nëse keni ndonjë lloj kaçurreli delikat, ju ndoshta dëshironi ta bëni procesin e krehjes kur floku është i lagur, por kështu ju mund të prishni modelin tuaj. Flokët tuaj janë më të dobët kur janë të lagur. Ndaj, një ide e mirë është që të aplikoni fillimisht një produkt për të ndihmuar krëhërin që të kalojë nëpër flokë. Zgjidhni gjithmonë një krëhër me dhëmbëza të gjëra që ndihmojnë më së miri në kryerjen e procesit të krehjes.

Rregulli # 3: Merrni suplemente

Dieta juaj ndikon në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe flokët tuaj, kështu që nëse konsumoni sa më shumë gjëra të shëndetshme, si zarzavate, fruta, yndyrna të mira etj, keni një bonus të madh në flokët tuaj. Dhe ju tashmë e dini këtë, nukse po ju themi diçka të re apo jo? Por, kur ju shkoni në një sallon bukurie, e dini se stilistët e flokëve do ju japin leksione për suplementet shtesë që duhet të merrni për flokë të shëndetshëm, pavarësisht regjimit tuaj ushqimor të përditshëm. "Nutrafol për të gjithë", thotë Jonathan Colombini, një stilist në Los Angeles i cili punon me të famshmit si Kendall Jenner dhe Camila Alves. Ky suplement përmban (kolagjenin e peshkut), biotinën, aminoacidet dhe antioksidantët. "Ato janë të mira për rritjen e flokëve, përmirësojnë cilësinë e flokëve, thonjve dhe lëkurës suaj. Ndaj mos harroni! Pijeni një çdo ditë", thonë ekspertët.

Burimi: MarieClaire.Com