Praktikisht e dimë se martesa është një institucion dhe ajo nuk është bërë për të gjithë! Disa zgjedhin të mos martohen kurrë, dhe arsyet mund të jenë të shumta. Sepse të qenit i/e pamartuar nuk do të thotë gjithmonë se je vetëm...Përkundrazi!

1. Sepse të jesh jo-i martuar nuk do të thotë se je vetëm

Nëse jeni i martuar, zakonisht supozohet se gjithmonë do të keni dikë në krahë për mirë apo për keq. Por, kur nuk je i martuar, sërish do të keni dikë për mirë ose për keq, dikë për të folur, për të qeshur, për të llogaritur, për të humbur, besuar, luftuar dhe për të mbështetur. Sepse mos të jesh i martuar nuk do të thotë që je vetëm. Do të thotë që ju po jetoni jetën tuaj me miqtë, të dashurit, motrat, vëllezërit, fqinjët dhe kolegët. Ju nuk jeni duke jetuar me një bashkëshort. Ndoshta ju jeni në një marrëdhënie për dy vjet, pastaj në një tjetër për pesë vjet. Ndoshta ju jeni si unë: në një marrëdhënie për një dekadë dhe duke synuar jetën. Në vend të kësaj, ju lidheni me miqtë, shkoni në udhëtime, punoni për shkaqe sociale, notoni në oqean, luani në violinë në një kuartet amator. Ju nuk keni nevojë të martoheni që të keni të gjitha gjërat që martesa duhet t'ju japë, një jetë të pasur me përvojë dhe intimitet.

2.Sepse dashuria është mister...

Dhe martesa, sipas përkufizimit, është një kontratë, e thjeshtë. Unë nuk dua, as nuk kam nevojë për dashurinë time të përcaktuar në terma biznesi apo juridik. Bukuria e dashurisë është se është e padefinuar dhe që ndryshon gjithmonë.

3. Sepse siguria vjen nga njohja dhe përkrahja prej të tjerëve për atë ti që je

Çrregullimet në jetë ndodhin dhe martesa nuk e ndalon këtë gjë. Siguria, nga ana tjetër, i bën këto situata disi më të vështira, por edhe të durueshme. Ju e kuptoni këtë sa herë luani me fëmijët, dhe ata padashje ju godasin. E merrni nga partneri, që mbrëmjen e kaluar skuqi patate në kuzhinë dhe era e vajit nuk ka ikur akoma. E merrni nga shoku juaj më i mirë që po përjeton super aventura kayaking dhe ndërkohë të dërgon ty një poemë. Ndjenja e njohur dhe e adhuruar nga njerëzit rreth jush, qoftë ata të dashuruar, bashkëpunëtorë ose studentë ju jep sigurinë më të madhe të gjithëve. Dhe ju nuk keni nevojë që një bashkëshort t'ju mbështesë për këtë. Gjërat e pakëndshme në jetë ndodhin dhe martesa nuk i ndalon dot.

4. Sepse ti akoma mund të mbash unazë

Kur një mikeshë e imja mbushi 40 vjeçe ajo organizoi një festë beqarie. Në fillim dukej e çuditshme dhe egoiste, por më pas e kuptova motivin pas kësaj sjellje. Gjithmonë ne kërkojmë diçka drejt tradicionales, një simbol lidhjeje, që mund ta kemi gjithë kohës me vete dhe mund ta prekim. Por, kjo nuk është gjithmonë e drejtë dhe e pranueshme. Edhe pa qenë i/e martuar ti mund të mbash në gisht unazën tënde të preferuar që nuk të orienton domosdoshmërisht drejt kontratave martesore, ligjeve juridike, përgjegjësive, etj.

5. Sepse ti mund të ndahesh

I dashuri im dhe unë kemi qenë sëbashku për 10 vjet, dhe sa herë që kemi pasur momente delikate, jemi ndalur dhe kemi kuptuar se nuk ka asgjë që na mbanë bashkë me zorr, përveç dëshirës për të qenë të dy. Ne jemi të lirë të thyejmë ndjenjat në një çast nëse gjërat bëhen të padurueshme. Çfarë ndjesi e ëmbël, paradoksale dhe fuqizuese kjo është! Gjatë momenteve më të trishtuara, më të zymta, më të pashpresa, kam ngushëlluar veten me këtë fakt, që më ka dhënë gatishmërinë që të ri-kushtoj veten tek raporti ynë.

6. Sepse ti mund të martohesh vitin tjetër. Ose tjetrin. Ose tjetrin

Unë nuk jam kundër martesës. Dhe ky nuk është një urdhër; kjo është vetëm një listë. E vërteta është, se i dashuri im dhe unë nuk e kemi përjashtuar martesën një ditë. Ne nuk jemi të sigurt se çfarë mund të na nxisë të dëshirojmë akreditimin ligjor, por ne mbetemi të hapur për mundësinë. Si në qëndrimin tonë ndaj martesës ashtu dhe në vetë marrëdhënien tonë, ne shpresojmë të qëndrojmë të hapur, të jemi vazhdimisht të hapur ndaj ideve, mendimeve, ndjenjave, përvojave, të tjerëve dhe vetes. Nuk ka rëndësi nëse jeni në një marrëdhënie afatgjatë apo duke filluar një romancë të re ose duke u kënaqur solo. Asnjeri prej nesh nuk e di se çfarë do të na rezervojë e ardhmja. Dhe kështu e lëmë veten të ecim përpara, me sy të qartë për kufijtë e sigurisë tonë dhe të nxitur nga aventurat.