Është dashur vetëm një foto e Chrissy Teigen që të gjithë të bëhen konfuzë. Modelja e famshme ka postuar një foto të saj kur ka qenë adoleshente dhe ngjason jashtëzakonisht shumë me Selena Gomez-in. Ajo shfaqet e veshur sportive me kanotiere, fund dhe atlete, ndërsa flokët i ka ngjyrë gështenjë. Buzëqeshja dhe sytë e saj kanë një ngjashmëri të madhe me ato të Selenës dhe kjo gjë nuk kishte si të shpëtonte pa u vënë re.

Komentet që thonë se e kanë ngatërruar me këngëtaren e njohur janë të shumtë dhe nuk kanë faj, pasi sapo shikon foton nuk ke sesi të mos të të shkojë mendja te Selena.

Ju si mendoni ngjajnë?