Instagrami është kthyer në një prej rrjeteve sociale më të rëndësishme në ditët e sotme. Duket se numri i ndjekësve në Instagram është shumë i rëndësishëm, sidomos për personazhet e famshëm, pasi tregon më shumë rreth famës apo numrit të fansave të tyre. Numri i artisteve shqiptare që kanë arritur 1 milionë ndjekës në Instagram është i madh, por 2 milionshin nuk e kishte arritur asnjëra prej tyre deri më sot.

Ka qenë pikërisht Enca, ajo që ka thyer rekordin e ri. Ajo ka qenë këngëtarja e parë që ka arritur 1 milionë ndjekës dhe tani është sërish e para që sapo arriti 2 milionë. “Një ditë unë do të kem 20 milionë ndjekës. Dhe ju që po më ndiqni tani do të mburreni duke thënë se më njihnit që kur kisha 2 milionë. Ashtu siç disa njerëz këtu më kanë njohur dhe më kanë mbështetur që kur kam pasur 50 mijë ndjekës. Faleminderit shumë”, -ka shkruar Enca në Instastory.