Edhe pse të ndarë, Justin Theroux nuk e kursen një urim për ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Aniston. Në këtë 50-vjetor të rëndësishëm për aktoren, të shumta kanë qenë urimet që ka marrë ajo, nga fansa, por edhe nga familjarë dhe kolegë. Mirëpo, njëri nga urimet ka veçuar, pasi ish-bashkëshorti Justin Theroux i ka shkruar disa fjalë zemre për të në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen kësaj gruaje të fortë. Shumë të dashur, shumë të sjellshme dhe kaq komike. Të dua “,-shkruan Justin në postimin e tij.

Justin dhe Jennifer u ndanë vitin që shkoi, pasi qëndruan së bashku për 7 vite. Mesa duket edhe pas ndarjes ata kanë mbajtur një raport të mirë me njëri-tjetrin.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by @justintheroux on