Vetëm pak javë më parë është ndarë nga jeta nëna e këngëtares Eranda Libohova dhe dhimbja e humbjes ende nuk është mbyllur në familjen Libohova. Sidomos për Erandën, mungesa është edhe më e madhe, sepse ajo jetoi bashkë me të ëmën vite të tëra.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan pasditen e sotme, Eranda tregoi se humbja e nënës i ka shkaktuar një boshllëk të madh, pasi prej vitesh jetonin së bashku. Këngëtarja u shpreh se i mungon përditshmëria me të, por shtoi se ajo ishte nënë e lumtur dhe se i ka lënë shumë kujtime.

“Unë kam jetuar me mamin. Është shumë e dhimbshme për mua. Nëna është dashuri e madhe dhe një mikja ime, para disa kohësh, kishte kaluar të njëjtën situatë dhe më tha: “Njeriu nuk ngopet kurrë me nënën, do ta ketë aty gjithë jetën”. Unë kam jetuar me të dhe më mungon e përditshmja me të, shoh vendin ku rrinte… Kur dilja unë në televizor, ajo kënaqej. Cikli i jetës ky është, nuk ke ç’bën. Ajo ka qenë një nënë e lumtur, por çdokush e ka brenda dhimbjen e humbjes”,- tregoi Libohova.

Duke kujtuar disa prej momenteve që ndante me të ëmën, madje edhe disa video që ka postuar me të, Eranda e pati të vështirë t’i mbante emocionet e mallit, megjithatë, siç tha ajo, ka aq shumë kujtime të bukura, saqë përmes tyre, do ta mbajë gjallë gjithmonë kujtimin e saj.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

😁😁😁😁😁😁#mami #moodoftheday

A post shared by Eranda Libohova (@erandalibohova) on