Edhe pse në ditët e sotme të njohësh persona të rinj është një “sfidë” më e lehtë sërish njerëzit janë të vetmuar. Pasi takohen 2-3 herë, komunikimet mes tyre ndalen. Pse? Bright Side ka studiuar situatën nga afër dhe na tregon 4 llojet e njerëzve që janë të “dënuar” të qëndrojnë vetëm për shkak të sjelljes së tyre:

Djemtë e mamasë

Imagjinoni të ftoheni në shtëpinë e tij për një kafe pas darkës, por ju kërkon që të flisni në heshtje pasi prindërit e tij po flenë në dhomën tjetër. Ky lloj djali gjithmonë merr mamanë në telefon, nuk ushqehet dot nëse mami nuk është në shtëpi. Dhoma e tij është e organizuar në mënyrë perfekte, pasi mami nuk e lë të prekë punë me dorë. Madje kur sillet mirë djali, mami e shpërblen me para. Ky djalë mund të jetë një mik i mirë, por jo një partner që të gjitha vajzat do ta ëndërronin.

Tifozin

Nëse ai ju lë gjithmonë për të parë ekipin e tij të preferuar, ai nuk është i duhuri. Nuk po shkruajmë për atë grup djemsh që ndjekin futbollin, por për ata që janë të fiksuar dhe shtëpia juaj kthehet në një stadium me djemë kur ka ndeshje ekipi i tij i preferuar. Me një tip të tillë nuk shtyhet gjatë.

Humoristi

Ky person është i gatshëm të tregojë të gjitha historitë e tij interesante, anekdotat gjatë gjithë mbrëmjes. Ai nuk është i interesuar të dëgjojë të tjerët. Nëse përpiqeni të shtoni në monologon e tij, ai do t'ju ndërpresë me një tjetër histori. Pra, në vend që të shkoni në një takim të dytë me këtë person, është më mirë të shkoni vetëm të shihni një shfaqje.

“Dorëlëshuari”

Dorëlëshuari do t’ju ftojë në restorantin më luksoz në qytet dhe ju mund të konsumoni çdo gjë që dëshironi. Mirëpo, herës tjetër që do të takoheni do t’ju kërkojë borxh 10 dollarë. Marrëdhëniet me këta njerëz mund t’ju fusin në borxhe.