Nëse ke vendosur të fillosh një rutinë të shëndetshme, pasi të kalojë edhe kjo fundjavë, detoksikimi fillon duke pirë lëngje të shëndetshme që të ndihmojnë të pastrosh organizmin nga helmet, por në të njëjtën kohë të mbajnë të hidratuar dhe të japin energji. Ndonjëherë, nuk është i gjithë sekreti tek ushqimi – edhe ajo që pi mund të të ndihmojë për t’u ndier më mirë. Më poshtë janë tre lëngje detox që duhet t’i shtosh në rutinën e të ushqyerit.

Ujë me limon: Nise ditën me një filxhan me ujë, i cili do të të ndihmojë për të djegur më shumë yndyrë gjatë ditës. Po ashtu, uji me limon të ndihmon edhe për të pastruar helmet nga organizmi. Gjatë periudhës së ftohtë, një filxhan i ngrohtë me ujë dhe limon është zgjidhja më e mirë.

Çaji jeshil: Çaji jeshil është një antioksidant shumë i mirë, i cili të ndihmon për të detoksikuar organizmin, por njëkohësisht edhe për të rritur energjinë. Dhe sa më shumë çaj jeshil të pish gjatë stinës së ftohtë, aq më të lehtë do ta ndiesh trupin gjatë ditës.

Lëngjet jeshile. Që mund të përgatitet me çdo lloj gjetheje jeshile. Nëse ke një shtrydhëse frutash, mos mendo gjatë çfarë mund të hedhësh brenda saj. Të gjithë përbërësit natyralë jeshilë kanë një efekt të jashtëzakonshëm detoksikimi, si spinaqi, limoni, xhenxhefili etj. Bëji bashkë dhe futi në shtrydhëse. Një zgjidhje më produkte jeshile është gjeniale për ta ndier veten më të lirë gjatë gjithë ditës.