Aktori me origjinë shqiptare Can Yaman ka fituar çmimin “Aktori në rritje i vitit” në Turqi, pas disa roleve të suksesshme dhe sidomos rolin në serialin “Erkenci Kus”.

Aktori 29-vjeçar e mori çmimin e madh në mbrëmjen gala të “GQ Turkey Men of the Year”, një event që u mbajt në Stamboll. “GQ Men Of The Year” shpërndau çmimet për burrat dhe gratë që spikatën përgjatë vitit 2018.

Yaman e nisi karrierën e aktrimit në vitin 2014, por popullariteti i tij u rrit ndjeshëm në vend me serialin “Erkenci Kus” që vijon transmetimin e suksesshëm në Turqi. Paraqitja dhe fiziku në përmirësim të dukshëm i Yaman ka bërë që të zgjerojë bazën e ndjekësve, veçanërisht tek femrat.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

#ErkenciKuÅ? Styling @parlaquestyling Photo @burcinkorkmazz

A post shared by C a n Y a m a n ©ð??¹ð??·08.11.1989 (@canyaman) on

Sipas medias turke, Yaman ka lindur në Stamboll nga një familje me origjinë shqiptare. Gjyshi i tij ka emigruar në Turqi nga Kosova, ndërsa gjyshja nga Maqedonia. /tvklan.al/