Drini Zeqo ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në Ora News, ku mes të tjerave ka folur edhe për martesën. Spikeri i njohur ka preferuar gjithmonë ta mbajë larg vëmendjes së mediave jetën e tij private, por kurrsesi nuk mund t`iu shpëtojë pyetjeve ngacmuese.

I pyetur nga Rudina nëse puna me orare të zgjatura e lë pa jetë sociale, ai jo vetëm që e ka pranuar, por gjithashtu ka shtuar se kjo gjë e ka lënë edhe pa martuar. “Puna më ka lënë pa martuar”, -është shprehur Drini. Ashtu siç ndodh gjithmonë po arrite një moshë të caktuar, edhe Drinin nuk e lënë të qetë as miqtë duke e nxitur që t`i japë drejtim, sepse shkoi 36 vjeç.

Shumë prej jush mund t`u tingëllojë e njohur kjo situatë dhe keni të drejtë!