Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur Revista Who, që gjithashtu ka zbuluar se gjinia e fëmijës së sapoardhur në jetë është djalë. Laura dhe partneri i saj, Theodhori Cami janë prindër edhe të një vajze 2-vjeçare të quajtur Krisa.

Lajmi për shtatzëninë e dytë të Vorpsit nuk ishte bërë publik në media, pasi, me sa duket, çifti kanë dashur ta mbajnë sekret dhe ta shijojnë këtë periudhë larg kamerave.