Moderatorja simpatike e "Jo vetëm modë", por njëherësh edhe artistja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar është një nga vajzat më protagoniste në median sociale, si edhe në shtypin rozë në vend. Kjo duke ju referuar projekteve të ndryshme në të cilat angazhohet, apo ngjarjeve në jetën personale që gjithnjë përbëjnë kureshtje për fansat e shumtë të saj.

Por, Orinda Huta nuk gëzon vetëm statusin e një prej të famshmeve shqiptare, por njëherësh edhe një nga fytyrat më të ëmbla dhe më simpatike të ekranit. Bjondja simpatike me sytë blu të kaltër, e bëjnë atë gjithmonë një imazh të pangatërrueshëm. Por, ajo sot ka vendosur të bëhet nostalgjike dhe ka rendur drejt albumeve të vjetra të familjes, prej nga ku ka nxjerrë një foto të plot 25 viteve më parë.

Në të shfaqet Orinda me motrën dhe vëllanë e saj, ndërkohë që si më e vogla e familjes, edhe në foto ajo e reflekton ëmbëlsinë dhe duket vërtet një fëmijë i qeshur. Me sytë blu dhe flokët e prerë shkurt, ne mendojmë se me rritjen e saj, tek Orinda kanë ndryshuar shumë pak tipare të jashtme. Me përkëdheli ajo e quan motrën Silvuqe, të vëllanë Tjani dhe veten Orindaqe!

Ne vemë bast se këtë foto të saj nuk do e kishim parë kurrë dhe vështirë se do ishim njohur me Orindën e para 25 viteve, po të mos ishte për dëshirën e saj që ta ndante këtë moment të fiksuar në foto me të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj virtual.