Miqësia e tyre e ngushtë është bërë tashmë publike, në media, përmes postimesh të ndryshme në rrjetet sociale, madje edhe ato vetë nuk e kanë mohuar kurrë raportin e tyre të ngushtë si mikesha, gjë të cilën ndër vite e kanë përforcuar edhe më shumë. Jonida Vokshi, prezantuesja simpatike e DigitAlb, njëherësh edhe mikesha e ngushtë e këngëtares Elvana Gjata, nuk mund të mungonte në koncertin e jashtëzakonshëm për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës që u organizua në Prishtinë.

Një nga rikthimet më të bujshme të artistes me zërin brilant që dhuroi përpara shumë personaliteteve të artit, politikës, kulturës, e ftuarve VIP nga Kosova e Shqipëria hitet e saj më të bukura, bashkë me performancat mbresëlënëse. Ndaj, për ta jetuar nga afër shijen e këtij emocioni, Jonida Vokshi ishte aty, prezente në çdo dalje në skenë të mikes së saj Elvana Gjata.

E në fund, kur "magjia" përfundoi, Jonida nuk mund të kursente një dedikim mirënjohjeje dhe vlerësimi për Elvana Gjatën. Ajo shkruan në një status të saj të fundit: "Artiste në shpirt, në skenë! Artiste do mbetesh deri në fund! Faleminderit për emocionet që më dhurove sonte gjysma ime", i shkruan ajo.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Fjalë të ndjera, për një njeri special siç Elvana është në të vërtetë për Jonidën!