Ikona e modës, Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Stilisti ikonik, i cili ishte drejtor artistik i Chanel, ka pasur probleme me shëndetin 2 javët e fundit dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në një spital në Paris.

Ai ka munguar në dy shfaqje të Chanel në janar të këtij viti, për shkak se ndihej i lodhur. Kjo ishte mungesa e parë e Karl në evenimentet e Chanel. Karl ka prezantuar markën Chanel, për më shumë se 3 dekada.

Kush ishte Karl Lagerfeld?

Ai ishte një drejtor kreativ gjerman, artist, fotograf dhe karikaturist që jetonte në Paris. Ai njihej si drejtor kreativ i shtëpisë luksoze të modës franceze Chanel (nga viti 1983 deri në vdekjen e tij), si dhe drejtori kreativ i modës italiane Fendi.

Gjatë dekadave, ai ka bashkëpunuar në një shumëllojshmëri të projekteve të modës dhe të artit. Ai ishte i mirënjohur në të gjithë botën për flokët e tij të bardhë, syze dielli të zeza, dorezat pa gishta, dhe kollaret e gjata.