Shtatzënia e vipave është një temë mjaft interesante për ndjekësit e tyre, por edhe për mediat rozë. Gjithmonë ka interest të mësohet më shumë rreth vajzave të famshme që priten të bëhen nëna. Interesi është akoma edhe më i madh kur kemi të bëjmë me shtatzëni në mosha më të mëdha. Këngëtarja e njohur Mihrije Braha na ka konfuzuar të gjithëve me një foto që ka publikuar në Instagram.

Ajo shfaqet me një fustan elegant, mirëpo bie në sy barku i saj i rrumbullakosur. Për një moment, menduam se mos Mihrija është shtatzënë në moshën 52-vjeçare? Mirëpo, Mihrija ka sqaruar më pas ndjekësit se e gjitha është një shaka. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, Naim Abazi kanë vetëm një djalë Platorin.