Nuk është turp për ta pranuar. Të gjithëve na ka ndodhur të flemë pa a hequr grimin. Pa marrë parasysh se sa e bezdisshme është pjesa që bën pis jastëkun apo çarçafët, për lëkurën është një dëm edhe më i madh. Kjo nuk është gjë e re. Sipas dermatologëve, një ndër shkaqet kryesore që çojnë në plakje të shpejtë të lëkurës është edhe fjetja e grimuar.

Ajo që bëjnë vajzat dembele është një gabim i madh dhe shumë serioz i rutinës që bie mbi lëkurë: "Sa më shumë të flesh pa e hequr grimin, aq më të mëdha do të jenë dëmet e lëkurës ", thotë dermatologia Jeannette Graf, MD, asistent profesore e dermatologjisë në Mount Sinai Medical Center, NY: "Lëkura, ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit, gjatë natës, ka një funksion të madh – të ripërtërijë vetveten. Nëse është e bllokuar nga make up-i, atëherë e humbet këtë funksion dhe i shkakton dëme lëkurës. Është e vërtetë që në ndonjë rast, të gjithë bien në këtë gabim, por gjithmonë mbani parasysh se dëmet më të mëdha në elasticitet, shkëlqim apo rigjenerim i shkakton grimi”,- thotë ajo.

Ndaj këshillat kryesore të dermatologes janë:

Asnjë natë mos flini pa pastruar make up-in.

Edhe në rastet kur nuk mund ta bësh këtë, përdor një letër të lagur.

Vendos kremin hidratant të natës.