Nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Pas martesës, të gjithë fillojnë të dyshojnë e të pyesin nëse je shtatzënë, madje kjo ndodh edhe mes personazheve të njohur. “Viktima” e fundit është aktorja e njohur turke, Hazal Kaya, e cila ka vetëm pak ditë që ka kurorëzuar dashurinë 5-vjeçare me aktorin e njohur Ali Atay.

Çifti u martuan në një dasmë përrallore më 6 shkurt dhe vetëm pak ditë pasi u qetësuan nga zhurma e festës, lajmet morën dhenë. Hazal Kaya mund të jetë në pritje të ëmbël dhe dasma në një kohë të papritur mund ta justifikojë këtë fakt.

Lajmi, si fillim ka dalë nga moderatori televiziv Bilal Ozcan, i cili citon burime të afërta me çiftin. Siç shkroi ai në Instagram, Hazal Kaya është në pritje të ëmbël, por njëkohësisht do të luajë edhe rolin e një gruaje shtatzënë në serialin e ri për të cilin ka nisur nga puna.

“E mësova nga një miku im ndërsa isha në transmetim”, – shkruan Ozcan duke uruar çiftin për lajmin e bukur.

Hazal Kaya dhe Ali Atay u martuan 2 javë më parë, më 6 shkurt, në një dasmë përrallore në Mecidiyeköy.