Ylli ka mbërritur! Lady Gaga ka parakaluar në tapetin e kuq me një fustan të zi bust dhe me doreza në po të njëjtën ngjyrë. Fustani për këtë mbrëmje të rëndësishme të ndarjeve të çmimeve Oscar është realizuar nga Alexander MCQueen. Gaga e ka shoqëruar fustanin me varëse dhe vëth diamanti nga Tiffany.

Aktorja protagoniste e “A star is born” edhe në Golden Globes 2019 bëri pothuajse të njëjtën zgjedhje. Lady veshi një fustan blu bust me krahë të fryrë dhe ngjante si princeshë. Fustani blu ishte nga Valentino dhe bëri jo pak bujë. Gjithsesi, Lady vazhdon të na surprizojë me veshjet e saj në evenimente të rëndësishme. Stili i saj ka ndryshuar për mirë…