Mbrëmjen e djeshme, në natën e madhe të ndarjes së çmimeve Oscar 2019, Lady Gaga zgjodhi të prezantohet me një fustan të zi në formë busti nga Alexander McQueen, me doreza të gjata dhe me flokët e mbledhur në kokë. Një pamje e tillë, jo vetëm është parë më herët në radhët e tapetit të kuq, por ka qenë frymëzim edhe për aktoren dhe modelen e njohur shqiptare, Almeda Abazi.

Gaga mbante si aksesor një varëse diamanti nga Tiffany, e cila kushton plot 30 milionë dollarë. Varësja 128.54 karat ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve natën e madhe të çmimeve, por veshja e këngëtares dhe aktores jo aq shumë. Sepse ky ishte një stil i njohur nga ikona e bukurisë, Audrey Hepburn.

Para aktores së “A Star is Born”, Almeda e ka zgjedhur një stil të tillë, me fustan bust, flokë të mbledhur dhe një gjerdan të madh, pak muaj më parë në një prej netëve të “Dancing With The Stars”.

Po, nga sa duket, Almeda nuk ka mbetur shumë e kënaqur për zgjedhjen e Gaga-s: “Unë s’do ta kisha bërë këtë, e dashur Gaga. Ideja ime”,- shkruan Almeda në këtë foto në të cilën ka treguar se edhe për të frymëzimi ka ardhur nga Audrey Hepburn.