Me sa duket, dramat për familjen Kardashian nuk paskan fund. Pak kohë pasi TMZ bëri publik skandalin e tradhtisë së Tristan ndaj partneres së tij, Khloe, po e njëjta media ka bërë të ditur se edhe Travis e ka tradhtuar Kylie-n. Sipas TMZ, gjërat janë të tensionuara mes çiftit Travis-Kylie, pasi kjo e fundit zbuloi se partneri i saj nuk i kishte qëndruar besnik.

Ajo që ka shtuar dyshimet se ky lajm është i vërtetë ka qenë fakti se Travis ka anuluar koncertin e tij dhe thuhet se këtë e ka bërë për t`u përballur me Kylie-n dhe akuzat për tradhti. Në një prononcim për E! News, përfaqësuesit e Travis nuk i kanë pranuar akuzat duke u shprehur se fakti pse ai anuloi koncertin ishte për arsye shëndetësore.

Nëse është apo jo i vërtetë ky lajm, mbetet për t`u parë!