Vetëdotëzohet në Policinë e Tiranës, Ervin Mata, i përfshirë në vrasjen e ndodhur në ish-Bllok në tetor të vitit 2018. Report Tv mëson një pjesë të dëshmisë që Mata ka dhënë në polici. Ai është shprehur se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur, dhe se nuk ka qëlluar. "U largova se u frikësova, por nuk kam qëlluar. Mua më sulmuan",-mësohet të jetë shprehur Mata.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018. Në një lokal u qëllua për vdekje Fabjol Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Gaxha dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo, i cili vijon të jetë ende në kërkim. Ervin Mata u vetëdorëzua këtë të shtunë në policinë e Tiranës. Mata është i dashuri i këngëtares së njohur, Elvana Gjatës.

Burimi: Shqiptarja.com