Kryefjala e mediave botërore për momentin janë: Bradley Cooper dhe Lady Gaga. Pas perfomancës së tyre në Oscars të dielën e shkuar, e gjithë vëmendja është përqëndruar tek ata dhe thashethemet se dyshja janë në një lidhje nuk kanë të sosur. Sikur të mos mjaftonte e gjithë perfomanca, në rrjet po qarkullon një foto e Lady-t dhe Bradley-t së bashku të përqafuar. Deri këtu çdo gjë duket në rregull, mirëpo një detaj ka bërë që i gjithë rrjeti të ziej se ata janë bashkë.

Në një foto, diku shumë pranë buzëve të Bradley-t shihet shenja e buzëkuqit të kuq të Lady-t. Fansat pas këtij detaji janë të bindur se janë bashkë, edhe pse Lady e mohoi duke thënë se perfomanca në Oscars ishte në kuadër të filmit që ata të dukeshin të dashuruar. Gjithsesi, gjërat mes Lady-t dhe partneres së Bradley-t nuk duken aq mirë. Irina dhe Lady nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.