E kanë thënë edhe më herët se familja e tyre do të zgjerohet më shumë. Pas ardhjen në jetë të Ansit, Andrra dhe Sinani në intervista të ndryshme kanë deklaruar se do të donin të kishin edhe një vajzë (Andrra e ka më shumë këtë dëshirë). Mirëpo, në një foto të publikuar nga Prive, Andrra shton dyshimet se mos është shtatzënë. Në foto ajo është bashkë me motrën e cila mban dorën tek barku i Andrrës që është pak i fryrë.

Prive i ka shkruar Sinanit, por ky i fundit edhe pse e ka parë mesazhin nuk ka kthyer një përgjigje. Heshtja e tij mund të jetë një konfirmim? Gjithsesi, mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse vërtet Andrra është shtatzënë.