Një gëzim i katërt në familjen Fejzullahu. Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana është shtatzënë në pritje të fëmijës së katërt. Burime për revistën Class, bëjnë me dije se Ariana dhe Ermali do të bëhen sërish prindër. Nuk dihet ende gjinia e fëmijës së katërt dhe mbase është herët për ta mësuar.

Çifti nuk e ka dhënë ende lajmin, mirëpo edhe nga fotoja e fundit e Arianës, barku i saj duket paksa i fryrë. Çifti kanë 3 fëmijë: dy vajza dhe një djalë. Djali i tyre quhet Art, ndërsa dy vajzat Buna dhe Era. Me siguri edhe për fëmijën e katërt çifti do të zgjedhin një emër shqiptar.