Një prej krijesave më të preferuara të fëmijëve është padyshim njëbrirëshi. Një krijesë mitologjike që është aq magjike sa edhe bota e fëmijëve. Edhe vogëlushja e kësaj ditëlindjeje dëshironte që ditën e saj speciale ta festonte edhe me mikun e saj imagjinar, njëbrirëshin. Dëshira e saj u bë realitet nga Class Team dhe festa u mbush me ngjyra, magji dhe njëbrirësha.

Në këtë festë nuk mbizotëronte ngjyra rozë, ashtu siç zgjedhin zakonisht vajzat. Ngjyrat që u përdorën në këtë rast ishin të shumta, por gjithmonë duke qëndruar në tonet e pastelit. Pranë tavolinës së ëmbëlsirave qëndronte një mur i mbushur me dontus me brirë për t`iu përshtatur më së miri temës së festës. Mes ëmbëlsirave të shumta nuk mund të mungonin tortat, të cilat, po ashtu, kishte nga një unicorn.

Festa kishte një stil paksa techno dhe kjo ndjesi të krijohej sidomos nga një njëbrirësh neon që ndodhej në sfondin e tavoliës së ëmbëlsirave, i rrethuar nga tullumbace dhe lule shumëngjyrëshe.

E gjithë hapësira ishte shtruar me tapet bari, tavolina e ngrënies ishte dekoruar me lule në ngjyrat e temës së festës dhe me qirinj të bardhë. Karriget velvet në ngjyrë rozë blush kombinoheshin në harmoni me ngjyrat e ëmbla të luleve dhe me tavolinën e bardhë.

Një festë magjike e mbushur me njëbrirësha!

Fotografitë: Orsola Mema, Class Photography