Sipas parashikimeve të meteorologëve, Dita e Verës, më 14 mars, do të jetë ditë dimri. Kështu, duke filluar që nga dita e hënë, përgjatë gjithë javës, moti do të pësojë ulje të ndjeshme temperaturash dhe reshje shiu. Në zonat malore pritet që temperaturat të kapin vlerat nën 0 gradë Celcius.

Nisur nga këto kushte, edhe Dita e Verës pritet të jetë e ftohtë dhe me shi në pothuaj të gjithë territorin. Bashkia e Tiranës ka parashikuar rreth 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur, por rreziku i një moti të keq ka bërë që kryebashkiaku Erion Veliaj të kërkojë mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur festimet të dielën, më 17 mars.