Kur themi dasmë gjëja e parë që na vjen ndërmend është bardhësia që e karakterizon atë në përgjithësi. Duket se e bardha është një ngjyrë e pashmangshme në dasmë, por nuk është kështu. Një prej çifteve që ia besoi dekorin e ditës më të rëndësishme Class Events na tregoi se një dasmë mund të dalë po aq bukur, madje edhe shumë e veçantë, edhe kur nuk është ngjyra e bardhë ajo që mbizotëron në dekorin e eventit.

 

 

Zgjedhja e këtij çifti ishte paksa e pazakontë, pasi për dasmën e tyre dëshironin të realizonin një temë të tipit Great Gatsby ku ngjyra mbizotëruese ishte e zeza. Me besimin e plotë te Class Events dhe duke rrezikuar me temën dhe ngjyrat e zgjedhura, çifti arriti të kishte dasmën e ëndrrave.

 

 

 

Ngjyrat mbizotëruese të dekorit ishin e zeza, e bardha dhe ngjyra gold. Në dyshemenë e zezë tërhiqnin vëmendjen inicialet dhe detajet gold, ndërsa tavani u mbush me tullumbace në ngjyrë të zezë dhe gold. Sigurisht që nuk mund të mungonin kompozimet e luleve dhe për të thyer ngjyrën e errët të dekorit, lulet ishin të bardha dhe të ndërthurura; trëndafila, orkide dhe lulebore.

 

 

 

Tavolinat e ngrënies ishin të zeza me karrige të bardha dhe gold që kombinoheshin me pjesën tjetër të dekorit. Si sfond pranë tavolinës së çiftit u krijua një mur i mbushur me lule të bardha.

Nëse mendonit se ngjyra e zezë nuk mund të përdorej në një dasmë, me siguri tani ndryshuat mendim!