Ndonëse rikthehet herë pas here në vendlindje, modelja e njohur Aurela Hoxha është transferuar për të jetuar e punuar në Spanjë. Prej disa muajsh, ajo ka nisur edhe të depërtojë në tregun ndërkombëtar për linjën e saj të veshjeve të brendshme dhe rrobave të banjës.

Por veç projekteve në fushën e modës, për jetën private, Aurela është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar, madje edhe kur i dha fund martesës 10-vjeçare, vendosi të mos flasë publikisht.

Megjithatë, së fundi është zbuluar se modelja prej më shumë se 2-vjetësh po jeton një histori të re, për të cilën nuk ka rrëfyer asgjë publikisht. Lajmi i publikuar nga Gazeta Shqiptare zbulon se djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën Aurelës, Albani, jeton dhe punon prej vitesh në Barcelonë – aty ku dhe ka bizneset e tij në fushën e hotelerisë dhe ku po bashkëjeton tani me modelen shqiptare.

Albani dhe Aurela janë njohur gjatë pushimeve të modeles në Spanjë, nga miq të përbashkët. Që pas takimit të parë, ishte Albani ai që vendosi të vijë drejt Shqipërisë për të kaluar më shumë kohë me të dashurën e re. Pas pak kohësh e pas disa udhëtimeve, çifti vendosi të bashkëjetonte në Spanjë.

Lidhja, me sa duket, është bërë edhe familjare. Të afërmit e çiftit flasin për një marrëdhënie serioze mes të dyve. Gjatë vizitave të tij në Tiranë, djaloshi qëndron tek shtëpia e modeles dhe këtë fakt e kanë konfirmuar edhe miq të afërm të tyre.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

hey ð???ð?¼ ð?§¸

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Aurela, në fakt, nuk ka konfirmuar asgjë për lajmin dhe, nisur nga natyra e saj hermetike, as këtë herë mos prisni ndonjë konfirmim. Derisa të dojë vetë të rrëfehet...