Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë një prej çifteve më të diskutuar të showbizit dhe kjo për faktin se ata nuk e kanë pranuar kurrë se mes tyre ka pasur më shumë se miqësi. Edhe pse nuk e pranuan asnjëherë duhet të themi që Ronela dhe Zerka bënin një çift shumë simpatik së bashku. Nëse bëni pjesë në grupin e fansave të çiftit, na vjen keq, por kemi një lajm jo të mirë për ju.

Me sa duket, çifti i njohur kanë vendosur t`i japin fund lidhjes së tyre disavjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur Prive, sipas së cilës burime pranë çiftit e kanë konfirmuar këtë gjë. Në kohën që jetojmë “sekretet” i zbulon edhe Instagrami, kështu që nëse i hidhni një sy profileve të tyre do të shikoni që këngëtarët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.