Të gjithë i janë drejtuar Twitter-it pasditen e sotme për të kuptuar se çfarë po ndodh me Facebook-un, Instagram-in dhe Messenger-in. Përdoruesit e mediave sociale janë të zemëruar që nuk po arrijnë dot të bëjnë postime në Facebook dhe Instagram.

Që nga ora 16.00, të gjithë përdoruesit kanë vënë re probleme në Angli e ca minuta më vonë, edhe në SHBA, Brazil, Peru, Kolumbi, Meksikë dhe në pjesën më të madhe të Evropës.

Nëse tenton të postosh diçka, në të dyja faqet, lexon: "Oops ... diçka po shkon keq, jemi duke punuar për ta rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur".

Është ende e paqartë çfarë e ka shkaktuar këtë kaos, i cili ka zgjatur disa orë. Të gjithë përdoruesit i janë drejtuar Twitter-it: "Facebook & Instagram kanë rënë, kjo do të thotë që njerëzit janë kujtuar shpejt se Twitter ekziston.”

Në Britani, sipas The Mirror, Facebook-u pati të njëjtin problem edhe në dhjetor. Mendohet se mediat sociale mund të jenë hakuar. Sipas raportimeve të fundit, rreth 44 për qind e përdoruesve në UK kanë pësuar një blackout total.