Victoria Beckham tregohet gjithmonë e hapur për “sekretet” e saj të bukurisë. Asaj i pëlqen të ndajë shpesh këshilla me ndjekësit për sa i përket rutinës së bukurisë dhe në fakt, duket sikur nuk plaket kurrë. E kush nuk do të donte të ndiqte rutinën e saj për t`u dukur aq mirë sa ajo?

Ndonjëherë sekretet qëndrojnë te gjërat që nuk i kishim menduar kurrë. Për shembull një prej sekreteve të Victoria-s qëndron pikërisht në këllëfin e jastëkut që ajo përdor, më saktë në materialin e tij. Victoria zgjedh gjithmonë këllëf mëndafshi duke qenë se ky është një material është delikat për fytyrën dhe flokët.

Për më tepër produktet që vendosni në fytyrë (ose flokë) para se të flini nuk shkojnë dëm, pasi nuk përthithen nga materiali i mëndafshit. Ky material është më pak përthithës se çdo material tjetër, prandaj rekomandohet të flini në një këllëf mëndafshi nëse dëshironi që rutina juaj e darkës të mos shkojë dëm.