Sapo hyri në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Valbona Mema mahniti publikun në studio dhe të gjithë ata që e ndiqnin nga ekrani. Jo më kot, edhe reagimi i moderatores Bieta Sulo ishte “uaaauu” pas trupit super në formë që Valbona “prezantoi” para publikut. Veshur me një kostum sportiv, e kombinuar dhe e kuruar në detaje, Valbona u shfaq më në formë se kurrë. Sekretin e transformimit fizik, ajo e zbuloi pak minuta më pas duke I lënë të gjithë gojëhapur me pamjen e re, gati të panjohur të vetes.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

“Tironse kom ‘le” sjell në super formë këngëtaren Valbona Mema #Ftesënë🖐🏼 #TopChannel @topchannelalbania

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

E ftuar për të promovuar këngën e saj të re “ Tironse kom lè”, Valbona zbuloi edhe sekretin e dietës, nga e cila ka humbur jo pak, por plot 30 kg.

Siç tregoi këngëtarja, prej më shumë se dy vitesh i është nënshtruar një diete specifike, e cila i përcakton ushqimet që duhet të konsumojë gjatë çdo vakti. Këngëtarja tha se për momentin peshon 56 kilogramë, nga 86 që kishte qenë para dy vite e gjysmë.

Përgjatë kësaj kohe, Valbona ndjek një stil të ri jete dhe përkushtohet maksimalisht për t’u ushqyer shëndetshëm, ose “bukur” siç e quajti ajo. Duke i qëndruar besnike kësaj forme të re të jetuari, rezultatet kanë ardhur gradualisht dhe dukshëm.

Ama ka edhe ditë, si e sotmja, kur Valbona e braktis dietën. Sot, për shembull, këngëtarja  tregoi se për mëngjes kishte pasur spinaq, ndërsa për drekë presh dhe vezë, por kjo pjatë nuk ia kishte shuar plotësisht urinë. Edhe darka nuk premtonte shumë, sepse duhet të kosumonte vetëm kungull të pjekur.

Hera-herës, Valbona tha se i thyen rregullat, madje edhe ha ndonjë ushqim fshehur (kujt?), megjithatë dëshira për të ruajtur format trupore dhe rezultati që ka arritur e detyron të mos e teprojë.