Artistë, ëndërrues dhe dashnorë enigmatikë. Ky është përshkrimi i shenjës së Peshqve, i cili zbulon edhe arsyen pse të gjitha shenjat e tjera janë të tërhequra nga Peshqit – sepse ata i kanë gjithmonë të ndezura drita e pasionit dhe të romancës.

Peshqit janë njerëz që dinë gjithmonë të tërheqin vëmendje dhe për më tepër, kur është fjala në dashuri, partnerët e tyre janë gjithmonë të kujdesshëm, sepse marrëdhënia me Peshqit mund të jetë në të njëjtën kohë e rrezikshme dhe pasionante. Ata kanë gjithmonë dy anë përshkrimi – nga njëra anë kërkojnë të krijojnë komoditet te partneri i tye dhe në anën tjetër, janë shumë të zotë të gjejnë fjalët e duhura nëse një marrëdhënie nuk funksionon dhe duan t’i japin fund.

Si shenjë uji, Peshqit kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me shenjat e tjera të ujit (Gaforrja dhe Akrepi). E vërteta është që këto shenja e kuptojnë mjaft mirë njëra-tjetrën dhe në pjesën më të madhe të rasteve kanë të njëjtën mendje. Megjithatë, për marrëdhëniet standarde, Peshqit mund të mund të krijojnë situata të pakëndshme, aq sa ndonjëherë edhe antipatike në sytë e të tjerëve.

Nëse fillon të dalësh me një person të shenjës së Peshqve, duhet të kesh parasysh që ka nevojë për një përqëndrim dhe vëmendje maksimale, sepse thellësia e tyre mund t’i kalojë pritshmëritë e tua dhe për një takim të dytë, mund të jetë vërtet e vështirë.

Nëse je në lidhje me një Peshk, është shumë e rëndësishme të kesh parasysh që me ta është mjaft e vështirë të marrësh vendime, sepse zakonisht nuk e kanë idenë se çfarë do të hanë, ç’film dëshirojnë të shohin - janë tmerrsisht të pavendosur. Megjithatë, në të njëjtën kohë kërkojnë vëmendje dhe nëse nuk i pyet për dëshirat që kanë, ndihen keq. Zakonisht, ata mund të duan atë që do edhe ti dhe mund të binden për të provuar ushqim të paprovuar më parë apo një film që do edhe ti të shohësh, për aq kohë sa nuk ka tema të dhunshme.

Shenjat me të cilat Peshqit kanë lidhje unike

Marrëdhëniet më të mira

Virgjëresha është shenja ideale me të cilën mund të shkojë shumë mirë një Peshk. Në pamje të parë janë shenja të kundërta, por Virgjëresha është një shenjë që e vë më shumë në vëmendje Peshkun. Thuhet se Virgjëresha është po ashtu një shenjë që thekson më shumë prezencën e Peshqve. Në një marrëdhënie të tillë, është gjithmonë dikush që do të paguajë faturat apo do të pastrojë shtëpinë.

Gaforrja është shenja e ujit, e cila gjithashtu shkon mjaft mirë me Peshqit, sepse i kupton në thellësi emocionet e natyrshme të tyre, por edhe i mbështet me forcën e saj.

Edhe Akrepi është në të njëjtën linjë si Gaforrja, përjashtuar rastet kur vendimet e Akrepit janë më të shpejta se ato të Peshqve.

Marrëdhëniet më të këqija

Dashi është shumë agresiv për natyrën e butë të Peshqve, ndaj kjo marrëdhënie është pothuaj gjithmonë e vështirë.

Binjakët janë të thjeshtë dhe aspak simpatikë për nevojat e Peshqve, megjithatë marrëdhënie të tilla mund të funksionojnë nëse palët janë më tolerantë.

Luanët mund të menaxhohen lehtësisht nga Peshqit, por po aq lehtësisht mund edhe të distancohen.