Koha kur dy këngëtaret e njohura postonin me dhjetëra foto e video nga aktivitetet e përbashkëta ka kaluar, madje në media lajmet se Olta Boka dhe Kejsi Tola janë zënë dhe miqësia e tyre është krisur nuk kanë qenë të pakta, megjithatë të dyja vajzat janë treguar të rezervuara për ta bërë publik raportin e tyre jashtë muzikës. Megjithatë, deklarata e Kejsit në “Shiko kush luan”, për Olta Bokën nuk u prit mirë nga fansat e kësaj të fundit, ndonëse vetë Olta u duk se e mirëkuptoi çka tha kolegia e saj publikisht.

Pasi Kejsi u pyet se cila nga vajzat e showbiz-it përpiqet shumë, por nuk i ndrit ylli, ajo përmendi emrin e Oltës  - dhe arsyetimi ishte si “shpëtim” për hatër të lojës, meqenëse nuk kishte ç’emër tjetër të thoshte. Por edhe pse Kejsi mund ta ketë bërë sa për të dalë nga situata, Olta, në fakt, ka një rezervë për mikeshën e saj.

E ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë, Olta ka treguar: “Pavarësisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoj unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën duke thënë: Ej shiko, se do më kuptoje!”,- tha këngëtarja duke shtuar se pavarësisht gjithçkaje, Kejsi i “detyrohej” një sqarim të tillë.

Olta rrëfen edhe të tjera sekrete për muzikën, por edhe jashtë saj këtë të shtunë, në “Thumb”, në Abc News.