Ndonjëherë të kuptuarit e grave bëhet një detyrë e vështirë sepse një “po” e vendosur mund të jetë “JO”, ndërsa një “jo” e sigurt mund të jetë “PO”. Për të kuptuar këto kundërthënie dhe për të mësuar më shumë rreth gjysmës së bukur, ne kemi vendosur të gërmojmë në thellësinë e mendjeve të tyre. Më poshtë do të lexoni disa nga gjërat që vajzat pëlqejnë, por nuk i pranojnë asnjëherë në publik:

Kur i shikoni

Grave ju pëlqen kur njerëzit i kontrollojnë. Për shembull: Kur kanë veshur fustanin e tyre të preferuar dhe kur flokët janë në gjendje të përkyer, ato pëlqejnë që njerëzit t’i shohin sesa bukur duken. Edhe nëse i hidhni ndonjë fjalë, atyre ju pëlqen. Të gjitha këto rrisin vetëvlerësimin e tyre dhe i bëjnë ato të buzëqeshin.

Kur gratë e tjera i kanë zili

Asnjë vajzë nuk dëshiron që gratë e tjera të shikojnë mashkullin me të cilin ajo shoqërohet. Aty vajzat fillojnë të ndjejnë xhelozi. Mirëpo, diku thellë brenda vajzave, ju pëlqen ideja që të tjerat ta shikojnë me adhurim. Njësoj si vajzat e vogla të cilat mburren me gjërat e tyre, edhe ato të rriturat dëshirojnë të tregojnë se shoqërohen me djemë simpatikë.

Kur djemtë flirtojnë me to

Në shumicën e rasteve, gratë e shohin flirtimin si një lojë të padëmshme. Një buzëqeshje në një bar apo në kafenenë afër shtëpisë suaj, apo edhe komplimenti i një kolegu në punë, mund t’i bëjnë ato të ndihen tërheqëse dhe të rrisin humorin e tyre.

Kur meshkujt luftojnë për to

Sigurisht, vajzat mund të thonë gjithë ditën se është veprim i keq që i dashuri i tyre të bëhet pjesë e një sherri për të. Gjërat mund të zgjidhen duke folur. Mirëpo, nëse një djalë i dehur përpiqet t’ju prekë juve teksa jeni me të dashurin dhe ai ju mbron, kjo është lumuri. Ju do të ndiheni e respektuar dhe e mbrojtur, si në filma që në atë moment princi e mbron princeshën si një superhero.

Kur nuk mendojnë shumë për paratë

Shumica e vajzave mund të jenë në gjendje të blejnë një telefon të ri, ose të paguajnë për veten në një restorant, mirëpo kjo nuk e mohon faktin se vajzave ju pëlqen një mashkull që paguhet mirë. Arsyeja nuk ka të bëjë me paratë, apo me një makinë të shtrenjtë, por me sjelljen e tyre. Ata janë më të qetë, të sigurt dhe të pavarur.

Kur marrin diçka falas

Ne të gjithë dëshirojmë të marrim diçka falas pavarësisht nga gjinia jonë. Dhe gratë nuk bëjnë përjashtim. Gratë dëshirojnë të marrin komplimente falas në një bar ose zbritje çmimi në një supermarket. Nuk ka rëndësi se si duket dhuruesi i komplimentit, është vetëm një mënyrë për të konfirmuar atraktivitetin e tyre.

Kur kanë dy admirues në të njëjtën kohë

Nëse gratë flasin sinqerisht, ato duan të kenë shumë admirues, sa më shumë, aq më mirë. Kjo nuk do të thotë se ato kanë marrëdhënie romantike me të gjithë në të nëjtën kohë. Ato duan thjesht të dinë se përveç partnerit, ka njerëz të tjerë se mendojnë se ato janë tërheqëse. Kur një grua merr komplimente dhe shihet plot adhurim, ajo lulëzon.