Meghan Markle dhe Princi Harry po përgatiten të ndahen nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dhe të krijojnë familjen e tyre të re. Çifti, që është në pritje të fëmijës së tyre të parë pas pak javësh, do të ketë shtëpinë në Buckingham Palace brenda pranverës.

Për momentin vazhdojnë të jetojnë në Cambridges dhe Sussexes, por shumë shpejt Meghan dhe Harry do ta lënë Londrën për të jetuar në Cottage Frogmore Windsor.

Detaje rreth shtëpisë së re janë zbuluar këto ditë nga mediat britanike, megjithatë ajo që duket shqetësuese më shumë për fansat është pyetja “a do të kenë Sussexes-at llogarinë e tyre në mediat sociale si Pallati Mbretëror?”

Familja Mbretërore, Clarence House dhe Kensington Palace kanë llogari në Instagram dhe postojnë rregullisht fotot nga jeta mbrëtërore për kureshtjen e fansave.

Edhe pse llogaritë përdoren për njoftime zyrtare, lindja e princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis u njoftuan në Twitter.

Sipas një burimi nga Pallati, mësohet se: "Harry dhe Meghan po bëjnë përpjekjet e tyre dhe, sigurisht, kanë identitetin e tyre, kështu që ata do të vendosin bashkë si do ta ndajnë punën me të gjithë njerëzit në botë: “Ka mundësi  që ata do të kenë platformat e tyre të mediave sociale për të publikuar punën dhe aktivitetet e tyre, por asgjë nuk është vendosur ende".