Të gjithë yjet e njohur të showbiz-it, sa herë bëhet fjalë për sekretin që i mban gjithmonë të rinj, nuk harrojnë ta përmendin maskën me të bardhë veze, e cila i jep fytyrës shëndet dhe shkëlqim.

Në këtë sezon pranvere, kur bakteret sulmojnë në çdo minutë fytyrën, gjithçka duhet të bësh paraprakisht është pastrimi me të bardhë veze dhe mjaltë. Kjo përzjerje e mban lëkurën gjithmonë të shëndetshme, elastike dhe me shkëlqim gjatë pranverës, verës, por edhe pas tyre. Është një maskë shumë e këshillueshme, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, sepse përzierja mes së bardhës së vezës dhe mjaltit ndihmon lëkurën për t’u përshtatur me ndryshimet sezonale.

Gjithçka të mbetet të bësh është të përziesh një të bardhë veze dhe mjaltë:

Një vezë (vetëm të bardhën)

Një lugë gjelle mjaltë

Përdorimi:

Hidhe të bardhën e vezës në një tas dhe shto lugën me mjaltë. Pasi t’i kesh përzier mirë të dy përbërësit, para se ta aplikosh maskën në fytyrë, lidhi flokët që mos të të ngjiten në fytyrë. Fillo përhape dalëngadalë në të gjithë fytyrën duke shmangur zonën e syve. Mbaje maskën derisa ajo fillon të të shtrëngojë lëkurën dhe pastaj shpëlaje më ujë të bollshëm. Poret do të jenë tendosur, ndërsa lëkura është pastruar në thellësi.

Dihet që e bardha e vezës është pak e sikletshme për t’u përdorur si maskë, por po të dish vlerat, sikletin nuk do ta mendosh fare. Jo vetëm një burim i mirë vitaminash, por e bardha e vezës ndihmon edhe në parandalimin e akneve që shfaqen në periudha të ndryshme në fytyrë. Duke larguar yndyrën e tepërt dhe papastërtitë, e bardha e vezës, përzier më mjaltin, ndikon shumë në përmirësimin e toneve të fytyrës, sidomos asaj të thatë, duke e bërë lëkurën me të shëndetshme dhe me shumë shkëlqim.

Mjalti gjithashtu është një përbërës i dobishëm kur përdoret si maskë fytyre, sepse është një antibakterial natyror që ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës, i jep fytyrës atë butësi që asnjë produkt tjetër kozmetik nuk mund ta bëjë. Ushqen dhe lufton rrudhat si me magji.