Mund të jetë pluhur që i kthen këpucët si të vjetra, mund të jenë njolla që duken edhe në ngjyrë të zezë, mund të jetë krijuar një shenjë e dukshme mbi këpucët kamosh, një si gërvishtje apo edhe një dëmtim i fijeve të shkurtra. Para se të kujtosh paratë e shpenzuara, provo këtë truk të thjeshtë magjik.

Gjithçka të duhet është një send që rri në sirtarin e tavolinës. Një laps me një gomë të papërdorur, me ngjyrë të bardhë. Po edhe një gomë e thjeshtë e bardhë funksionon njëlloj.

Thjesht duhet ta fërkosh gomën para-prapa mbi shenjë, derisa ajo të zhduket përfundimisht. Provoje dhe do ta shohësh që funksionon, sepse fërkimi bën që ndotja të shkundet dhe goma vë në lëvizje fibrat e kamoshit duke bërë që mos të mbetet më asnjë shenjë.

Kaq ishte! Sigurisht, një ditë do të vijë që të duhet t’i hedhësh, por edhe këtë herë jo.