Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka vendosur të divorcohet nga bashkëshorti Ilir Shqina. Sipas dokumentacionit që është publikuar nga Shqiptarja.com, ka qenë Grida ajo që ka hapur procedurat e divorcit në gjykatë.

Meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë", thuhet në dokumentin e siguruar nga Shqiptarja.com.

Padia civile e Gridës është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së Tiranës dhe në datën 15 shkurt 2019, gjykata e Tiranës me vendimin nr.1057 ka vendosur të divorcojë çiftin.

Grida u martua në moshën 20-vjeçare me Ilir Shqinën, diplomat në Ambasadën Shqiptare në Slloveni.