Kishin paralajmëruar ndërprerjen e grumbullimit të qumështit dhe kanë vendosur ta nisin nga dita e hënë, 18 mars. Lajmi bëhet i ditur nga Albanian Food Industry (AFI).

Në njoftimin e saj, AFI thekson se, “Në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, grumbulluesit dhe agropërpunuesit në mbështetje të prodhuesve bujqësorë, do të ndërpresin grumbullimin e qumështit për tri ditë, duke filluar që nga dita e hënë, datë 18 mars 2019″.

Kjo masë është një akt demonstrues kundër ngërçit të krijuar për TVSH-në e produkteve primare bujqësore, pasi ndryshimet në ligj do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cënuar sigurinë udhqimore.

Sipas agropërpunuesve, kauza e grumbulluesve dhe agropërunuesve është qartësisht ekonomike dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën. Kjo është edhe arsyeja e shtyrjes së afatit për mosgrumbullimin e qumështit në datën 18 dhe ditët në vijim” – e përfundojnë deklaratën e tyre.

Nga 1 Janari, rimbursimi i TVSH për qumështin do të jetë 6% dhe jo 20 %./businessmag.al/