Qerpikët i japin një tjetër pamje fytyrës, prandaj shumë vajza që nuk janë të bekuara me qerpikë të gjatë ose të bukur vendosin të përdorin qerpikë fals. Duhet ta pranojmë që të gjithave na pëlqejnë qerpikët e gjatë dhe kemi dashur të vendosim qerpikë fals të paktën një herë. Aplikimi i qerpikëve nuk është aq i thjeshtë sa duket, pasi ndonjëherë mund të ngjajnë keq dhe aspak natyralë.

Nëse dëshironi që qerpikët të duken sa më natyralë hapat e mëposhtëm do t`ju ndihmojnë.

Ktheni qerpikët tuaj

Në mënyrë që qerpikët fals të ndërthuren më së miri me ata natyralë, kthejini këta të fundit duke krijuar një bazë për aplikimin e atyre fals.

Vendosni rimel

Aplilkimi i rimelit është një hap që duhet bërë patjetër para se të vendosni qerpikët fals.

Zgjidhni qerpikë individualë

Qerpikët individual do të duken më bukur dhe më natyralë. Zgjidhni një ngjitës të mirë dhe filloni t`i aplikoni.

Përdorni piskatoren

 Për të aplikuar qerpikët do t`ju ndihmojë shumë piskatorja.

Kjo ishte!

Njësoj veproni edhe me syrin tjetër.