Kush më mirë se prindërit i njohin pikat e dobëta dhe ato të forta të fëmijëve të tyre? Si nënë e dy djemve edhe princeshë Diana e dinte se cili prej fëmijëve të saj mund ta bënte më mirë rolin e mbretit. Diana duke njohur pikat e forta të Harry-t mendonte se ai mund të ishte më i përshtatshëm se William për të marrë fronin.

Sipas shkrimtares që ka realizuar biografinë e familjes mbretërore, Angela Levin, aftësia e Harry-t për të bashkëpunuar dhe bashkëbiseduar me njerëzit e thjeshtë, si dhe gustot e tij në përgjithësi bënin që Diana të mendonte se ai mund ta përballonte më mirë rolin e mbretit se William-i. Nga ana tjetër, William kishte më pak vetëbesim, si dhe nuk i pëlqente që çdo lëvizje e tij të ishte në qendër të vëmendjes.